Kurti dhe partia e tij në panik: Presion mbi KQZ që të shtyhet afati për regjistrimin e disasporës

Kurti dhe partia e tij në panik: Presion mbi KQZ që të shtyhet afati për regjistrimin e disasporës

Derisa regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës po shkon pa asnjë problem, është shfaqur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ciili mund të rrezikojë ecurinë normale të procesit përgatitor.

Në publik, Kurti po njofton se regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës do të përfundoj më 26 dhjetor, por në prapaskenë ai po bënë të kundërtën.

Periskopi mëson nga burime brenda KQZ-së se Vetëvendosje, është duke bërë presion të madh mbi këtë instituicon për zgjatje të afatit edhe për disa ditë.

Kërkesat e Vetëvendosjes janë në kundërshtim me rregulloren zgjedhore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës të cilën e kanë miratuar vetë në KQZ.

Sipas kësaj rregullore, periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës fillon menjëherë pas publikimit të Listës Preliminare të Votuesve dhe përfundon jo më vonë se 45 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Ndryshimi i këtij afati do të rrezikonte procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, pasi që regjistrimi për të votuar jashtë një afati ligjor mund të hidhte poshtë të regjistruarit me një ankesë eventuale.

Shtyrja e afateve ligjore bartë me vete rrezikun që procesi të ankimohet nga ndonjë palë.

Duke pasur parasysh këtë fakt, KQZ nuk kishte guxuar që aplikimin e subjekteve politike ta shtynte për ndonjë ditë tjetër, pas datës 11 dhjetor.

KQZ kishte guxuar që të zgjasë afatin vetëm për 8 orë të tjera, nga ora 16:00 deri në orën 23:59 të datës 11 dhjetor.

Shpërndaje në: