Kurti e shpërblen Manxhuken, ia jep këtë pozitë të rëndësishme në Qeveri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka avancuar zëdhënësin e VV-së, Arlind Manxhuka.
Zëdhënësin e partisë ai e ka emëruar në zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Demokracia” ka publikuar këtë vendin të kryeministrit Kurti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 9 (1.3), nenin 13 (2 dhe 5) dhe nenin 17 (2) të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe nenin 24 (1) të Rregullores (QRK) Nr.04/2026 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive, nxjerr: Z. Arlind Manxhuka emërohet Zëdhënës i Qeverisë, i cili njëkohësisht është Këshilltar Politik i Kryeministrit”, është në vendimin e qeverisë.



