Kurti i pështetet në kerr shoferit që duket në krahun e gabuar të rrugës (Foto)
Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, ka shkrepur një fotografi mjaft interesante me një qytetar – edhe pse nuk dihet se në cilin qytet e në cilën rrugë.
Kurti e ka të pështetur njërën dorë për veturën e re të qytetarit derisa duket se po bën një fotografi – edhe pse kjo nuk shfaqet nga e tërë fotografia.
Sidoqoftë, ajo që lë përshtypje është se përpara veturës së qytetarit ku është pështetur z.Kurti është një veturë tjetër që pret të ecë përpara pikërisht në drejtimin e kundërt, përcjell Periskopi.
Nuk dihet se cili prej qytetarëve mund të ketë pasur përparësi kalimi, ndërkohë që nga ngushtësia e rrugës mund të nënkuptohet se kemi të bëjmë me një kalim të ndaluar në kahun e kundërt.
Nga reflektimi duket se aty është edhe ish ministrja Rozafa Hoxha.
Së fundi, Kurti është parë në një fushatë në komunën e Pejës. /Periskopi



