Kurti: Ja pse talentët shqiptarë shpërthejnë në botë dhe jo në Kosovë
Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i ftuar në emisonin Magazina Zgjedhore ka folur për gjendjen e sportit kosovar.
Kurti ka folur për gjendjen e stadiumeve të Kosovës e sidomos atë të Prishtinës që ende është në punime dhe që ende nuk është i gatshëm për ndeshjet kualifikuese të Kosovës.
“Stadiumi i Prishtinës është shndërruar si një sallë e operav, dihet si po shkojnë punimet dhe zhvillmet në atë stadium”, tha Kurti.
Ai ka folur edhe për sportin, se si duhet të rregullohet infrastruktura e sportit në Kosovë dhe si duhet të punohet me sportistat.
“Talentat shqitparë po shpërthejnë në Europë për shkak të infrastrukturës që kanë dhe nuk kanë ku të rikthehen për shkak të një gjendje katastrofale” përfundoi Kurti. /Periskopi/



