Kurti mbledh online qeverinë, merr këto vendime

Kurti mbledh online qeverinë, merr këto vendime

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike ka miratuar dy projektligje dhe dy vendime.

Dy projektligjet e miratuara janë ai për Energjinë dhe ai për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Ndërkaq, u miratua po ashtu vendimi për ndryshimet në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Kosovës për vitin 2026, që ka për qëllim përmbushjen e obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak”.

Njashtu u miratua vendimi  “me të cilin në përputhje me nenet përkatëse të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe me Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, miratohet rregullimi kontabël i shpenzimeve buxhetore të realizuara gjatë periudhës së financimit të përkohshëm për tremujorin e parë 2026, në mënyrë që ato të reflektohen sipas strukturës së re organizative të përcaktuar me Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive”.

Shpërndaje në: