Kurti merr mësim nga e kaluara, pa arrogancë uron fitoren e VV-së – fton partitë opozitare për bashkëpunim

Kurti merr mësim nga e kaluara, pa arrogancë uron fitoren e VV-së – fton partitë opozitare për bashkëpunim

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka folur para mediave pas fitores që korri në zgjedhjet e 28 dhjetorit. 

Ndër të tjera ai në konferencë tha:

“Tash na presin shumë punë përpara. Rezultati i sotëm na ka bërë të qartë se duhet të ecim përpara, pa vonesa. Sa më parë të certifikohen rezultatet, aq më parë duhet të vazhdojmë me krijimin e institucioneve.

Ftoj nga tash partitë opozitare, për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, për ligjet e mira që do t’i procedojmë dhe për interesin publik të qytetarëve.
Edhe një herë urime të gjithë qytetarëve, mërgatës dhe secilit pa dallim ..

Dhe, secilit pa dallim urime fitoren historike që është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe 14 shkurtin e vitit 2021″, tha Kurti.

 

Shpërndaje në: