Kurti merr rolin e KQZ-së: Para se të votoni, verifikoni qendrën tuaj të votimit, mos shkoni në vend të gabuar e të humbni kohë

Kurti merr rolin e KQZ-së: Para se të votoni, verifikoni qendrën tuaj të votimit, mos shkoni në vend të gabuar e të humbni kohë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka marrë rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ku përmes një video ka treguar se si duhet qytetarët e Kosovës të votojnë nesër për raudin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Përmes një postimi në rrjetin social Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të shikojnë qendrat e votimit në faqen e KQZ’së para se të dalin të votojnë.

“Të dashur qytetarë, nesër votojmë. Por para se të nisemi për në vendvotime, secili prej nesh duhet ta dijë saktësisht ku voton. Andaj, ju mund ta verifikoni qendrën tuaj të votimit në platformën e KQZ-së, përkatësisht në qv.kqz-ks.org. Procedura është shumë e thjeshtë: vendosni numrin personal dhe datëlindjen, dhe menjëherë do t’ju dalë emri i shkollës dhe numri i klasës ku votoni. Mos u nisni pa kontrolluar. Mos rrezikoni të shkoni në vend të gabuar e të humbni kohë apo të krijoni radhë të panevojshme. Merrni 1 minutë kohë sot ose para se të niseni, për një proces të qetë nesër”, ka shkruar Kurti./Periskopi/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: