Kurti nga Fushë Kosova e feston fitoren e Valon Prebrezës: Kësaj radhe edhe më mirë e më kollaj

Kurti nga Fushë Kosova e feston fitoren e Valon Prebrezës: Kësaj radhe edhe më mirë e më kollaj

Kreu i VV’së, Albin Kurti ka foluar nga tubimi festiv i kësaj partie në Fushë Kosovë, raporton Periskopi.

Ai ka uruar Valon Prebrezën për fitoren.

“Këto janë zgjedhjet e katërta ku VV merr pjesë në gara për komunat e Kosovës. Më 2013 kemi marrë pjesë për herë të parë në garë, kemi fituar një komunë. Më 2017 i kemi fituar tri komuna. Më 2021 katër komuna, dhe sivjet i kemi fituar 7 komuna”, u shpreh Kurti.

“Përveç kësaj, katër komunat me të cilat kemi qeverisur këto katër vjet, Podujeva, Shtimja, Kamenica dhe Gjilani, i kemi mbrojtur fuqishëm. E këtyre katër komunave ia kemi shtuar edhe tri komuna, Fushë-Kosovës, Kastriotin dhe Mitrovicën tonë të dashur”, tha kreu i VV-së.

Shpërndaje në: