Kurti sërish me përgjigjen e njëjtë për postin e Presidentit: Kur të kemi rezultate ju njoftojmë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, me kryetarin e LDK- së, Lumir Abdixhiku, janë në komunikim dhe kur të kenë rezultate ato do t’i bëjnë publike, raporton KosovaPress, transmeton Periskopi.
“Më shumë se gjysmë ore jam vonë. Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate do t’ua komunikojmë” , tha ai.
Këto komente Kurti i bëri shkurt për media pas pjesëmarrjes në Tryezën e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”, cila po mbahet në Prishtinë.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe 12 ditë kanë mbetur afat për zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi i Kosovës.



