Kurti takohet me presidenten e BERZh-it, i thotë ta vazhdojnë mbështetjen për sektorin privat

Kurti takohet me presidenten e BERZh-it, i thotë ta vazhdojnë mbështetjen për sektorin privat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar presidenten e BERZh-it, Odile Renaud-Basso.

Në një njoftim për media, thuhet se gjatë takimit në Britani të Madhe, Kurti “inkurajoi” BERZh-in që ta vazhdojë mbështetjen për sektorin privat.

“Kryeministri Kurti inkurajoi BERZh-in të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, ujërave dhe transportit publik. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për të avancuar projektet infrastrukturore dhe për të përmbushur objektivat e bashkëpunimit të përbashkët.

Në përfundim, Kryeministri falënderoi Presidenten e BERZh-it për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: