Kurti takon ish-prokurorin e ICTY: ZKM jep detaje se çka diskutuan për Gjykatën Speciale dhe ish-krerët e UÇK

Kurti takon ish-prokurorin e ICTY: ZKM jep detaje se çka diskutuan për Gjykatën Speciale dhe ish-krerët e UÇK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me juristin britanik Sir Geoffrey Nice,  ku në qendër të diskutimeve ishte funksionimi i Gjykatës Speciale dhe bashkëpunimi i deritanishëm me Qeverinë e Kosovës.

Gjatë takimit u trajtuan çështje që ndërlidhen me të drejtën ndërkombëtare dhe mbështetjen që ekzekutivi po u ofron, brenda kornizës ligjore, të akuzuarve të kësaj gjykate, ndërsa Nice – ish-prokuror në Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në rastin kundër Sllobodan Millosheviq – shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
“Sir Geoffrey Nice është jurist dhe avokat i njohur ndërkombëtarisht, me një karrierë të gjatë në fushën e së drejtës penale ndërkombëtare dhe së drejtës ndërkombëtare publike. Ai ka shërbyer si prokuror në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), ku ka udhëhequr ndjekjen penale në rastin kundër Sllobodan Millosheviqit. Përvoja e tij e gjerë në trajtimin e krimeve ndërkombëtare, përgjegjësisë shtetërore dhe çështjeve komplekse juridike e ka bërë atë një nga emrat më të respektuar në këtë fushë. Ai ka këshilluar edhe qeveri të mëparshme të Republikës së Kosovës lidhur me një mori çështjesh juridike që ndërlidhen me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në kounikatë

“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti dhe z. Nice biseduan për bashkëpunimin e tij të mëhershëm me Qeverinë e Kosovës, si dhe për një mori temash që ndërlidhen me të drejtën ndërkombëtare dhe funksionimin e Gjykatës Speciale. Në veçanti, Kryeministri e informoi z. Nice për përpjekjet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës për të përkrahur, në forma të ndryshme dhe brenda kornizës ligjore, të akuzuarit e kësaj Gjykate. Nga ana e tij, z. Nice shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës edhe në të ardhmen”.

Shpërndaje në: