Kurti tha se i duhen 85 vota, Haxhiu flet për zgjedhjen e Presidentit: Uroj që të gjejmë një zgjidhje

Kurti tha se i duhen 85 vota, Haxhiu flet për zgjedhjen e Presidentit: Uroj që të gjejmë një zgjidhje

Ushtruesja e detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu, këto momente është duke zhvilluar një takim me avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani.

Me këtë rast, Haxhiu ka folur disa fjalë edhe për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Haxhiu ka thënë se do të mundohet të ndihmojë në këtë proces.

“Unë jam shumë e hapur me ndihmu nëse mundem… urojmë që të gjejmë zgjidhje”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Prezent në këtë takim ishte edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe bashkërisht është planifikuar edhe një takim i dy avokatëve me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës./IndeksOnline/

Shpërndaje në: