Kurti: Vetëvendosje e parandaloi luftën

Kurti: Vetëvendosje e parandaloi luftën

Vetëvendosje ka mbajtur sot një tubim. Deputeti Albin Kurti ka thënë se Vetëvendosje, nuk e ka ndalur vetëm demarkacionin, por e ka parandaluar edhe luftën

“Largqoftë po të kalonte demarkacioni të enjten e 1 shtatorit. Trupat e Malit t’Zi – policore e ushtarake – i kishin msy Kuçishtes, por t’u iu falënderu peticionit masiv me 205 mijë nënshkrime, gazit lotsjellës në Parlament, aksioneve simbolike, fakteve të ekspertë ve, t’iu falënderu protestave dhe demonstratav e më të mëdha në KosovëN e masluftës, manifestimeve të shpeshta për Republikën, ne, jo vetëm që e kemi ndalur demarkacionin, por ne e kemi parandaluar edhe luftën. Nuk do të mund të vinin ato trupa malazeze në ata 8,200 hektarë pa konflikte të reja, pa gjakderdhje të reja” ka thënë Kurti.

Shpërndaje në: