Kurz do të bëhet udhëheqësi i Austrisë, sipas sondazheve
Konservatori Sebastian Kurz është duke udhëhequr për t’u bërë udhëheqësi i ardhshëm i Austrisë, të paktën kështu thonë sondazhet e para pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën sot.
Siç raporton Reuters, partia e tij mund të kërkojë aleancë me të djathtë ekstreme.
Partia e Kurzit (OVP) është në krye me 30.2 për qind, Social Demokratët me 26.3 për qind, Partia e djathtë ekstreme 26.8 për qind.
Fitorja e 31-vjeçarit Kurz do ta bënte atë udhëheqësin më të ri në Evropë.



