Kush dëshiron të bëhet si Igli Tare?

Kush dëshiron të bëhet si Igli Tare?

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare ka prezantuar sot blerjen e re të ekipit, Ciro Immobile. Në fjalën e tij sulmuesi vlerësoi historinë e ekipit dhe premtoi se do të japë maksimumin në sezonin e ri.

“Jam i lumtur që jam këtu, në një klub të rëndësishëm me mbi 100 vite histori. Unë do të jap grindën dhe dëshirën time”,tha ai, ndërsa theksoi se kontaktet e para i kishte pasur me presidentin Lotito.

Futbollisti nuk harroi edhe vlerësimet ndaj Tares, duke thënë se “shpresonte të bëhej si Igli”.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shkruan se sulmuesi do të mbajë numrin 17 edhe te Lacio, numër të cilin e ka mbajtur më parë Igli Tare.

“Një kompliment që Çiro i bëri drejtorit sportiv, edhe pse ai në tre sezone te Lacio bëri 4 gola. Dhe tifozët nga Imobile presin shumë më tepër”-shkruan gazeta italiane.

Por futbollisti nuk e la me kaq dhe shtoi se shpresonte të bënte sa më shumë gola me klubin kryeqytetas në Serinë A.

Shpërndaje në: