Kush do ta zëvëndësojë Zidanen, gazeta e famshme spanjolle jep 6 emrat e mundshëm

Kush do ta zëvëndësojë Zidanen, gazeta e famshme spanjolle jep 6 emrat e mundshëm

Francezi Zinedin Zidane ka vendosur pa pritur që të largohet nga klubi i Real Madridit duke befasuar të gjithë, shkruan Periskopi.

Legjenda franceze po largohet duke ia lënë Santiago Bernabeut një trashëgimi të majme prej 9 trofeshë, duke përfshirë këtu edhe 3 trofe të Champions League.

Ky largim i pa pritur e ka mërzitur jashtëzakonisht shumë presidentin e klubit spanjoll, Florentino Perez, i cili e ka quajtur si ditë të mërzitshme në Real Madrid.

E  pas këtij lajmi, mediat spanjolle tashmë kanë filluar të raportojnë për njeriun e mundshëm që mund të ulet në karrikën e timonjerit të klubit mbretororë.

Sipas El Mundo Deportivo, favorit për të zëvëndësuar Zidanin, është trajneri i klubit anglez, Totenham, Mauricio Pochetino, raporton Periskopi.

Sipas mediumit francez, Pochetino është një nga trajnerët e preferuar të Perezit.

Përveç Pochetinos, njeriu i dytë që përfolet të marr drejtimin e klubit të Real Madriditit është trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Loë.

Ndërkohë si zëvëndësime të mundshme për Zidanin, shihen edhe ish-trajneri i Napolit, Mauricio Sarri, Arsene Wenger, dhe ish-lojtari i Real Madridit, Jose Maria Guti i cili është totalisht i pa përvojë./Periskopi/

Shpërndaje në: