Kush e luan 2-sh Kosovën në bastore?
Para fillimit të ndeshjes historike të Përfaqësues së Kosovës, qytetarët e Kosovës kanë pasur kohë që të vizitojnë bastoret.
Ka të tillë që besojnë fuqishëm që Kosova do të fitojë në ndeshjen kundër Finlandës që e zhvillon si mysafir. Është ish-ministri i Mjedisit Dardan Gashi i cili ka vënë bast që Kosova do të jetë fituese sonte.
Madje në tiketën e tij ai e ka futur vetëm Kosovën, apo siç njihet në zhargonin e kësaj loje ‘single’. E basti nuk është hiq i vogël. Ai ka luajtur me 50 euro për të fituar 261 euro. Normalisht, nëse fiton Kosova.



