Kush e mban mend ‘Lord’ Bendtner? Ai tashmë është në burg

Kush e mban mend ‘Lord’ Bendtner? Ai tashmë është në burg

Ish sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner është dënuar me 50 ditë burg nga një gjykatë në Kopenhagë.

‘Lordi’ e kishte sulmuar një shofer taksie të cilit ia kishte thyer nofullën, shkruan Periskopi.

Gjykata e ka konfirmuar sulmin pasi që momenti i dhunshëm ishte kapur nga një kamerë në taksi.

“Më vjen keq që ka ndodhur kjo. Iu kërkoj falje tifozëve të Rosenborg dhe të gjithë fansave të mi. Nuk e pranoj dënimin që më është dhënë, andaj këtë do ta apeloj” ka thënë sulmuesi danez./Periskopi/

Shpërndaje në: