Kush e ndau Gareth Bale nga vajza e tij?
Një nga imazhet më të bukura të “EURO 2016” është vrapimi i uellsianit Gareth Bale. Ai përpiqet të arrijë vajzën e tij 3-vjeçare në fushën e stadiumit të Parisit.
Ky moment gëzimi u shoqërua me brohoritjet e tifozëve, por UEFA do e ndalojë.
Organizatorët e euro 2016 nuk do të lejojnë më që futbollistët të marrin në fushë fëmijët.
“Nuk jemi 100% kundër këtij momenti gëzimi, por masa që kemi marrë bëhet për të garantuar sigurinë e atyre që janë në fushë”, ka deklaruar drejtori i evenimentit, Martin Kallen.



