Kush është Agim Cana, presidenti i Vëllaznimit dhe babai i Canës me karrierë të pasur si futbollist?

Kush është Agim Cana, presidenti i Vëllaznimit dhe babai i Canës me karrierë të pasur si futbollist?

Agim Cana bëri bujë në mediat kosovare online pasi u dëgjua derisa në zhveshtoret e stadiumit “Fadil Vokrri” derisa kritikonte e sulmonte ashpër Federatën e Futbollit të Kosovës [FFK].

Ai madje përmendi edhe mafian e përzier në futbollin tonë që kishte ndikuar në rezultatin zhgënjyes të ekipit të tij që humbi në finale të Play-Offit nga Trepça ’89.

Vëllaznimi i Gjakovës kësisoj mbetet në Ligën e Parë të Kosovës, e që është kategoria e dytë e futbollit kosovar, shkruan Periskopi.

Por, kush është presidenti i këtij ekipi nga kategoria e dytë e futbollit tonë?

Cana njihet gjerësisht si babai i futbollistit të njohur të kombëtares së Shqipërisë, Lorik Canës. Por përtej kësaj, ai ka pasur po ashtu karrierë të pasur si futbollist.

Cana ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, me të cilin klub luajti për 11 vite dhe i regjistroi 174 paraqitje e 24 gola në rolin e mesfushorit. Në vitin 1986 ai ishte bërë pjesë e Dinamos së Zagrebit por me të cilin ekip nuk kishte luajtur asnjëherë. Megjithatë, karriera e tij kishte vazhduar në ekipin e njohur turk, Gençerbirligi në të cilin ekip i kishte pasur 31 ndeshje e 6 gola.

Karriera e tij prej futbollisti kishte përfunduar në Zvicër, te ekipi Montreux-Sports.

Ai kishte qenë po ashtu edhe trajner i ekipit të vogël Dardania Laussanne, ku e kishte nisur karrierën edhe Lorik Cana, i biri i tij.

Prej vitit 2017 ai i kishte blerë aksionet e Vëllaznimit për t’u bërë president i këtij klubi. Mësohet që ai ka edhe nënshtetësi turke, të marrë gjatë kohës sa luante në Turqi./Periskopi

Shpërndaje në: