Kush është Arbër Zeneli, heroi i mbrëmshëm?

Kush është Arbër Zeneli, heroi i mbrëmshëm?

Arbër Zeneli ishte heroi i ndeshjes së mbrëmshme mes Kosovës dhe Azerbaixhanit duke shënuar tre gola të bukur, shkruan Periskopi.

Por, kush është ky lojtar i magjishëm?

Arbëri ka lindur në Suedi nga prindër kosovarë dhe ka nisur karrierën në skuadrën Halsinggardens AIK për të rinjtë. Skuadra e njohur suedeze Elfsborg e kishte pikasur në moshën 12 vjeçare dhe e kishte marrë në ekipin e saj.

Ai e nisi karrierën profesionale me Elfsborgun në vitin 2014, si nëntëmbëdhjet vjeçar [pra pakëz vonë]. Për një vit e gjysmë qëndrimi në këtë ekip, ai i bëri 46 ndeshje dhe 11 gola vetëm në ligë.

Më pas, Zeneli u pa nga Heerenveen, ekipi i mirënjohur holandez që në të rrallë iu bën probleme ekipeve të mëdha të vendit, në të cilin ka stagnuar paksa. Ai ka shënuar veç 14 gola që prej ardhjes së tij më 2016, në 71 ndeshje. Më 25 shkurt, ai do të bëhet 24 vjeçar – një moshë paksa e shtyrë për trajnerët. Ndoshta, Arbëri është pakëz vonë për t’u konsideruar ende talent në zhvillim – por padyshim, një e ardhme më e mirë e pret.

Ai sivjet është në majë të top asistuesve në Holandë.

Për Kosovën deri tash ka bërë 12 ndeshje e 6 gola. Ai është nga fshati Selac i Mitrovicës. Më parë, ka luajtur për të rinjtë e Suedisë, duke qenë fantastik.

Ta zëmë, për Suedinë U-21 ka bërë 11 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Veç kësaj, ai ka arritur që në vitin 2015 të bëhet kampion i Evropës me këtë kombëtare. /Periskopi

Shpërndaje në: