Kush është Benjamin Kololli – heroi i Kosovës
Benjamin Kololli ka lindur më 15 maj 1992 dhe është futbollist profesionist shqiptar i Kosovës i cili luan si mesfushor për klubin zviceran Zürich dhe ekipin kombëtar të Kosovës.
Kololli ka lindur në Aigle, Zvicër nga prindërit shqiptarë të Kosovës që janë nga Ferizaji, transmeton Periskopi.
Më 21 korrik 2018, Kololli u bashkua me Zurich në Super League të Zvicrës, në një kontratë trevjeçare.

Më 28 korrik 2018, ai bëri debutimin e tij në një fitore 0-2 kundër Grasshoppers pasi u paraqit në zëvendësues në minutën e 70-të në vend të Marco Schönbächler.
Më 30 gusht 2016, Kololli mori një thirrje nga Kosova për një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Finlandës. Më 12 nëntor 2016, ai bëri debutimin e tij me Kosovën në një kualifikim të Kupës së Botës kundër Turqisë pasi u emërua në formacionin startues.
26-vjeçari vazhdon të ketë një karrierë të suksesshme me Zurich edhe këtë sezon, derisa ka shënuar dy gola dhe ka dhënë po aq asiste në këtë fillim sezoni.
Përveç tjerash, Kololli u bë viral në internet pas festimit të golit ndaj AEK Larnaca në Europa League ku kërceu në një tunel.
Megjithatë karriera e tij vazhdon të kap majat në futbollin evropian e kombëtar. Ai shënoi mbrëmë dy gola edhe pse luajti si mbrojtës i majtë.
Derisa forma e tij vazhdon në këtë mënyrë atëherë ne vetëm do ta shikojmë spektaklin e tij./Periskopi/



