Kush është Federer? Sigurimi nuk e lejon të shëtisë pa lejen e kalimit 20 herë kampionin e Grand Slam
Madje edhe Roger Federer ka nevojë për një leje kalimi për të shëtitur nëpër bazat e Australian Open.
Tenisti zvicerian është një nga lojtarët më të mëdhenj të tenisit të të gjitha kohërave, pasi ka grumbulluar 20 tituj të Grand Slam, por kjo nuk e ka ndaluar sigurimin që mos ta lejoj kalimin e tij në bazat e Australia Open, përcjell Periskopi.
Federer tashmë duket në formë, pasi kërkon ta mbroj titullin e fituar 1 vit më parë.

Rregullat janë rregulla, por guximi i rojes së sigurisë që ndaloi kampionin e gjashtëfishtë të Australian Open shkaktoi një kaos në internet.
Në video shihet se Federer e ka harruar akreditimin e Australia Open dhe për këtë arsye do të duhet të presë jashtë. /Periskopi
“I don’t care who you are, mate – you’re not coming in”
Even GOATs need their accreditation, right @rogerfederer? ? pic.twitter.com/qk5mecaUVr
— Eurosport UK (@Eurosport_UK) January 19, 2019



