Kush është golashënuesi më i mirë në El Classico?
Real Madridi dhe Barcelona janë duke u përgatitur për një tjetër Clasico këtë mars.
Ky është një nga rivalitetet më të mëdha në futboll dhe ka dhuruar disa nga lojtarët më të mirë në historinë e vet futbollit.
Ikona të tilla si Ferenc Puskas, Alfredo Di Stefano dhe Raul ndezën Clasicon në vitet e kaluara, ndërsa Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë bërë pika referente në kohët e fundit, shkruan Periskopi.

Kush është golashënuesi më i mirë në El Classico?
Ndoshta nuk është befasi, pasi Lionel Messi ka shënuar 26 gola në portën e Realit, njëkohësisht është realizatori më i mirë i derbit më të shikuar në botë.
Cristiano Ronaldo ka shënuar 18 gola, baras me Alfredo Di Stefanon, edhe pse ylli portugez nuk ka më shumë ndeshje se dyshja e përmendut.

Në muajin shkurt, Barcelona dhe Reali luajtën dy ndeshje mes vete në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Ndeshja e parë në ‘Camp Nou’ përfundoi 1-1, ndërsa ‘Blaugranasit’ demoluan Realin në ‘Bernabeu’ mbrëmë 0-3.
Më 2 mars, sërish në stadiumin mitik të ‘Galaktikëve’, takohen dy skuadrat më të mëdha në botë në kuadër të La Ligës. /Periskopi/



