Kush është ‘indiani i vogël’ që u bë trajner i Real Madridit?

Kush është ‘indiani i vogël’ që u bë trajner i Real Madridit?

Julen Lopetegui nuk është më trajner i Klubit të Futbollit, Real Madrid. Humbja turpëruese prej 5-1 në Camp Nou ishte kulmi i një forme të dobët. 10 ndeshje dhe vetëm 14 pikë, është një rezultat i një ekipi që lufton për mbijetesë dhe jo i kampionit të Evropës tri herë rresht, shkruan Periskopi.

Detyrën e trajnerit e mori Santiago Solari i cili menaxhonte Real Madrid B-në prej vitit 2016. Ai është trajner i Real Madridit vetëm përkohësisht, por në rast të ringjalljes së klubit, Solari pritet të marrë kontratë edhe për vitet e ardhshme.

Kjo është aventura e tij e parë si trajner për 42 vjeçarin. Solari ka qenë një ndër anësorët më të mirë në vaktin e tij si futbollist. Ai madje ka arritur që të luante edhe për kombëtaren e Argjentinës plot 11 herë duke shënuar një gol.

Karrierën e nisi në River Plate, nga ku kaloi në Atletico Madrid e më vonë qëndroi për pesë vite edhe në Santiago Bernabeu, te Real Madridi. Ai kishte një stil dinamik dhe të zhdërvjelltë si anësor, me aftësi të shkëlqyera teknike. Njihet më së miri si dribler i jashtëzakonshëm megjithëse bënte edhe pasime të sakta me të dyja këmbët.

Nofka e tij ishte “Indiecito” ose “indiani i vogël”, ndërsa vinte nga një familje e mbushur me sportistë. Babai Eduardo, dhe vëllezërit Esteban dhe David poashtu kishin luajtur për skuadrën.

Ai kishte shprehur admirimin për futbollistin e Barçës, Leo Messin kohë më parë – gjë e cila, duket se nuk e pengon më Real Madridin shkaku i ndarjes me Ronaldon. /Periskopi

Shpërndaje në: