Kush është Jorge Rodriguez? Vjehrri i Cristiano Ronaldos që u dënua për trafik droge dhe sot ndërroi jetë
Sot u njoftua për një tragjedi që i ka ndodhur Cristiano Ronaldos.
Babai i të dashurës së tij, Georgina Rodriguez ka ndërruar pasi tash e një kohë të gjatë po vuante nga një sëmundje e rëndë.
I ndjeri, vjehrri i Cristiano Ronaldos, ishte një trafikant i dënuar droge, që ka kaluar 10 vite burg, transmeton Periskopi.

Argjentinasi Jorge Rodriguez, 69 vjeç, babai i gruas së Ronaldos, Georgina, 23 vjeç, kaloi dënimin në tre burgje në Spanjë për dy vepra të trafikimit të drogës.
Ish-futbollisti u burgos në vitin 2003 dhe u lirua në vitin 2013.
I lindur në Buenos Aires, Jorge u mundua të trafikonte mbi 100,000 funta kokainë nga Spanja në Francë. Dokumenti prej 18 faqësh, i cili daton më 28 korrik 2003, tregon përpjekjet e tij për trafikimin e narkotikëve.

Dy vite më parë, babai i Georginas pësoi ishemi në tru, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua me kalimin e kohës dhe sot u njoftua se ka ndërruar jetë. /Periskopi/



