Kush është kandidati i VV’së që po i prin garës për heqje votash në Obiliq – Kaq vota ka humbur pas vetëm 4 vendvotimeve të rinumëruara
Rinumërimi i votave në QNR po shkon drejt përfundimit. Tashmë 19 komuna veçse e kanë mbyllur procesin, ndërsa në po aq të tjera rinumërimi ende po vazhdon.
Në Komunën e Obiliqit do të rinumërohen 33 vendvotime, teksa deri më tani janë numëruar 4 prej tyre.
Nga 12 % e votave të numëruara, kandidati i VV’së, Gazmend Krasniqi, po i ‘prin garës’ për heqje të votave.
Deri më tani nga këto 4 vendvotime, Krasniqit i janë larguar 36 vota, teksa ka kandidatë tjerë që janë -8 e më poshtë vota.


Reultatet e plota mund t’i gjeni në këtë link të KQZ-së: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/crc?municipality=19&voteType=1&votingStation=0&pollingClass=0#candidates



