Kush është kundërshtari i ardhshëm i Kosovës? Ekipi që mposhti Ukrainën, por që nuk arritur kurrë të bëjë asgjë
Më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00, Kosova do ta luajë një ndeshje të rëndësishme sa i përket përparimit në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ i prin tabelës me tetë pikë, dy më shumë se sa Azerbajxhani që gjendet në vendin e dytë. Ishujt Faroe kanë katër pikë, ndërsa me dy pikë e fundit gjendet Malta, kundërshtari i ardhshëm i ekipit të Challendes.
Malta për herë të parë në ndeshjet ndërkombëtare luajti në vitin e largët të 1957-ës, kundër Austrisë në një miqësore, të cilën e humbën me rezultat 3:2.

Që nga ajo kohë, maltezët nuk kanë arritur asnjëherë të marrin pjesë në turnet më të mëdha për kombëtaret, siç janë Kampionati Botëror dhe ai Evropian, shkruan Periskopi.
Biles, ecuria më e mirë e tyre në kualifikime regjistrohet në vitin 2008, kur grumbulluan pesë pikë, një fitore dhe dy barazime, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin që u mbajt në Zvicër dhe Austri.
Sa i përket Ligës së Kombeve, Kosova do duhet ta falenderoj shumë ekipin maltez, pasi në dy përballjet me Azerbajxhanin kanë përfunduar barazim, çka ia ka mundësuar ‘Dardanëve’ të jenë në vendin e parë.

Ndërkohë në ndeshjen e cila do luhet pas tre ditëve, Kosova është favorit absolut, por duke parë formën e Maltës në ndeshjet si vendas kundër kombëtareve të nivelit të Kosovës, do jetë shumë e vështirë për tanët që të marrin tre pikë, por le të shpresojmë tek më e mirja. /Periskopi/




