Kush është ky mashkull i ‘zhveshur’ pranë gruas së Sinan Hoxhës? (Foto)
Andrra Destani, është ndër emrat më të dëgjuar e përfolur mediatik, shkaku i lidhjes me këngëtarin e mirënjohur Sinan Hoxha, shkruan Kosovarja.
E padyshim, edhe fiziku që gëzon Andrra, e mban në qendër të vëmendjes, meqë është një femër mjaft e bukur dhe tejet me elegancë.
Postimet e saja të çfarëdoshme, janë ‘magnet’ për syrin media, duke u shndërruar në top lajmet e ditës.
Kësaj radhe, postimi që Andrra ka bërë, me doemos kërkon vëmendje, meqë pranë saj nuk shfaqet Sinani, por një mashkull i ‘zhveshur’, për të cilin nuk dihet afërsia që mund të gëzojë modelja.
Mbase edhe një paraqitje e tillë, mund ta bëjë paksa xheloz bashkëshortin e saj, megjithëse, pjesa e xhelozisë duket t’i takojë shumë më tepër Andrrës, siç ka deklaruar edhe këngëtari në shumicën e intervistave.
Gjithsesi, Andrra tejet e thjeshtë e me shije shfaqet edhe tani, e njejtë si në të gjitha paraqitjet e saja.




