Kush është lojtari më i mirë dhe më i dobët sipas tifozëve të Barcelonës
Në një sondazh nga gazeta spanjolle “Marca” për të shpallur lojtarin më të mirë të Barcelonës në sezonin 2017/18, Lionel Messi doli fitues.
Tifozët katalanas gjithashtu vlerësuan edhe lojtarët tjerë të skuadrës, ku mes tjerash zgjodhën edhe ata të cilët kanë zhgënjyer këtë sezon.
Më shumë se 40,000 tifozë dhanë votat e tyre me vlerësime të ndara në të ‘shkëlqyer’, ‘shumë mirë’, ‘mirë’, ‘zhgënjyes’ dhe ‘tmerrshëm’.
Me vlerësimin ‘shkëlqyer’: Lionel Messi (91 %), Ter Stegen (76%), Andres Iniesta (73 %), Rakitic (60 %) dhe Jordi Alba u vlerësua me 52 %.
Me vlerësimin ‘shumë mirë’: Sergi Roberto dhe Phillipe Coutinho (52%), Paulinho (51%), Gerard Pique (49%), Samuel Umtiti (48%), Sergio Busquets (46%), Denis Suarez dhe Luis Suarez (44%), Nelson Semedo (36%).
Me vlerësimin ‘mirë’: Aleix Vidal (44%), Yerry Mina (42%), Lucas Digne (37%).
Me vlerësimin ‘zhgënjyes’: Gerard Deulofeu (67%), Andre Gomes (59%) dhe Ousmane Dembele (31%)



