Kush është Ludogorets? Skuadra që Milani ka kundërshtarë në Europa League
Milani do të ketë punë me Ludogoretsin në duelin e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Evropës.
Rossonerët e shohin triumfin në këtë garë si një mundësi ideale për kualifikim në Ligën e Kampionëve, kjo për shkak të pozitës jo të mirë tabelare në gjysmë të sezonit në Serie A.
Rossonerët do të kenë punë me klubin bullgar Ludogorets, dhe faktet interesante për këtë kundërshtar nuk mungojnë.
Ludogorets ka plot 10 brazilianë në ekip, që e bën këtë skuadër speciale.
Ashtu si Lazio, edhe Ludogorets manifestimet para lojës i mbanë me shqiponjën e famshme.
Këto fakte do të jenë në plan të dytë kur skuadrat të përballen në shkurt të vitit 2018.





