Kush është tifogrupi që ‘dogji’ mbrëmë stadiumin e Palermos? (Foto)
Fishekzjarret o hodhën nga pjesa ku ishin vendosur “Plisat” duke hedhur fillimisht dyshime se ishin ata autor të asaj që ndodhi. Me kalimin e orëve u qartësuan edhe autorët e vërtetë të protetës ndaj mënyrës së si FSHF trajton tifozët në stadiumet shqiptare.
Ata janë tifogrupi “Ilyrian Elite”.
Bëhet fjalë për një tifogrup që është krijuar rishtazi dhe njihet për përdorimin e madh të fishekzjarreve gjatë pjesëmarrjeve në ndeshje duke patur edhe si moto “No Pyro No Parti-Pa fishekzjarre s’ka festë”, shkruan Albeu.com.
Ata fshehin fytyrat e tyre kur dalin në foto dhe premtojnë se do të qendrojnë fortë kundër Federatës Shqiptare të Futbollit.
Gjatë ndeshjeve të fundit dhe sidomos ndaj Serbisë dhe Izraelit, ndaj tifozëve të kombëtares shqiptare janë marrë masa shumë të rrepta duke i larguar një masë të madhe të tyre ngë shkallët e stadiumeve.
Ajo që u vu re mbrëmë gjatë protestës së “Ilyrian Elite” ishte fakti se ata nuk donin të prishnin ndeshjen, por thjesht t’i jepnin një mesazh FSHF-së duke e ndërprerë, pasi nëse do të donin pezullimin, mjaftonte qoftë edhe një fishezjarr tjetër pas ndërprerjes së parë dhe çdo gjë do të mbyllej aty.
Ata kanë premtuar një surprizë të ngjashme edhe në ndeshje me Bosnjen, megjithatë mbetet për t’u parë se deri në ç’masë do të shkojë protesta ndaj FSHF-së.
Ndërprerja e ndeshjes në sfidën e luajtur në stadiumin “Renzo Barbera” është bërë nga një grupim i njohur si “Illyrian Elite”. Në minutën e 58-të të ndeshjes ata “pushtuan” shkallët e stadiumit me flakadanë, teksa një re e madhe tymi bëri që fusha e lojës të mos dukej qartë.
Arbitrin Vincic ndërpreu ndeshjen për 8 minuta, ndërkohë që në nëse i hedhim një sy faqes së tyre në Faceboook shihet qartë që ata e kishin parajamëruar këtë situatë. Në një postim në faqen e tyre, 11 ditë përpara ndeshjes së djeshme, tifo-grupi paralajmëronte se diçka do të ndodhte në Palermo.
Ata kanë krijuarincidente dhe në ndeshje të tjera më parë, si ndaj Lihtejnshtenit. Synimi i tyre është për të qenë në qendër të vëmendjes dhe se mbështetja për Kombëtaren është në plan të dytë./albeu.com/






