Kush i futi në lojë e i prishi Majkun dhe Majlinden?
Reperi Majk u bë i famshëm si pjesë e grupit “TDS”. Ky rep grup sjelli shumë hite, këngë që e morën notën pozitive nga publiku, shkruan “Kosovarja”.
Majku pak e nga pak krijoi karrierën e tij si solo artist. Idetë e tij për të depërtuar në skenën muzikore shqiptare ishin të qarta, andaj ai secilin hap e ka hedhur me vetëdije të plotë.
Për artistin që është pjesë e labelit “Babastars” ishte krijuar një skemë e mirëfillte nga labeli që e menaxhon, shkruan “Kosovarja”.

Një martesë a bebe, duket se ishte jashtë “programit”, andaj lidhja e Majkut e mbi të gjitha bërja baba ishte diçka jashtë parashikimeve
Por, kjo gjë u shfrytëzua mjeshtërisht me një strategji të caktuar, për ta futur reperin në vorbullën e thashethemeve dhe për ta aktualizuar sa më shumë. Kjo funksionoj mrekullisht, duke e bërë reperin personazhin më të përfolur të shoubizit vendor, shkruan “Kosovarja”.
Majk dhe Majlinda Zeka për asnjë ditë nuk ka qenë të ndarë realisht. E gjitha ishte lojë./Kosovarja/





