Kush gjendet në listën e zezë të Mourinhos?
Portugezi ka mbajtur shënime të rëndësishme gjatë pjesës së parë të sezonit dhe tashmë ka ardhur koha për të marrë edhe vendime të rëndësishme.
Ai ka ndërtuar një listë të zezë me emrat që pritet të largohen gjatë merkatos së dimrit dhe këtu nuk bëhet fjalë për lojtarë pa emër por për individë që kanë treguar se mund të thyejnë ekuilibrat e ndeshjeve.
Bastian Schweinsteiger, Memphis Depay, Marouane Fellaini dhe Morgan Schneiderlin gjenden në këtë listë.



