Kush guxon ta ndalë Ibrahimovicin? Ai e ka gjetur formulën për të shkuar në Kupën e Botës (Video)
Zlatan Ibrahimovic vazhdon t’i qëndrojë pas fjalëve të tij se do të shkojë në Kupën e Botës, jo me Kombëtaren e Suedisë por falë kompanisë ‘Visa’.
Ylli suedez njihet për deklaratat e tij interesante dhe është njëri nga lojtarët më karizmatik në botën e futbollit, ndërsa së fundi ka realizuar një reklamë me kompaninë ‘Visa’, transmeton Periskopi.
“Kupa e Botës pa mua nuk është shumë e vlefshme për t’u shikuar, por luani nuk mund të humbas gjuetinë, unë do të kualifikohem vet atje. Rregullat janë për futbollist të thjeshtë, unë jam Zlatan,” ka thënë Ibra gjatë reklamës.

I pyetur se si do të shkojë në Kupën e Botës ai përgjigjet shkurt, ‘gjeniu gjithmonë gjen një zgjidhje’.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi/



