Kush i ndal ‘Mbretërit” – Me fitore ndaj Benficas shkojnë tutje në Champions

Kush i ndal ‘Mbretërit” – Me fitore ndaj Benficas shkojnë tutje në Champions

Real Madrid siguroi kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Benfica në “Santiago Bernabeu”.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me Rafa Silva, duke surprizuar vendasit. Megjithatë, reagimi i madrilenëve ishte i shpejtë dhe Aurelien Tchouameni barazoi shifrat.

Në pjesën e dytë, protagonisti kryesor ishte Vinicius Junior, i cili realizoi golin e fitores dhe vulosi përmbysjen, duke dërguar “Los Blancos” në raundin tjetër të Champions League.

Shpërndaje në: