Kush i sheh këta dy të dyshuar për hajni, ta njoftojë Policinë (FOTO)
Policia Rajonale në Gjilan, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të dy personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit, drejtoria është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për gjetjen dhe kapjen e personave të dyshuar, transmeton Periskopi.
“Kushdo që ka informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë menjëherë:
192
038 508 07001
Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”.





