Kush ia bëri gruas së Medës fustanin që ia lakmuan të gjithë në aheng?

Kush ia bëri gruas së Medës fustanin që ia lakmuan të gjithë në aheng?

Mehdin Përgjeqaj dhe bashkëshortja e tij Luljeta ditë më parë kanë bërë djemtë e tyre synet, ku me këtë rast ata shtruan një darkë gëzimi, shkruan “Kosovarja”.

Në këtë darkë ishin të ftuar shumë fytyra publike, duke filluar nga kolegë të Medës, e artistë të ndryshëm dhe politikanë.

Të gjithë shkëlqyen, por në sy më së shumti ra nikoqirja, zonja e shtëpisë Luljeta, nëna e bukuroshëve shkak i të cilëve u bë kjo festë. Lulja ishte veshur me një fustan shumë të veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Të gjithë i kishin sytë nga ajo, dukej tamam si një princeshë e dalë nga përrallat!

Meda dhe fëmijët i rrinin përkrah, ndërsa Lulja dukej femra më e lumtur në botë.

Të gjithë filluan të pyesnin se kush ia bëri këtë fustan kaq të bukur, dhe vërtet fustani ishte shumë i bukur. Por, në trupin e Lules dukej akoma edhe më i bukur fustanin që do ta shihni më poshtë.

E për këtë fustan të zonjës Lule është përkujdesur dizajnerja Lumnije Krasniqi, pronare e “Tabja Sposa” Prishtinë.

Vërtet Lumja ka bërë një punë shumë të mirë. Dhe kur një femër si Lulja e vesh punën e saj, nuk ka koment. Po ashtu edhe vajza e Medës dhe Lulës duket sikur një princeshë e vogël.

Vetëm shikoni sa bukur duken./Kosovarja/

 

Shpërndaje në: