Kush ia gjeti ilaçin vajzës së Shyhretit – Engjit?
Engjëllusha Salihu më në fund ka ndezur në muzikë, e kjo falë përshtatjes me kërkesat e tregut. E nisi me muzikë moderne, e po e vijon me këngë komerciale, shkruan “Kosovarja”.
Këngët në duet me nënën, por edhe “Kanagjegji”, bënë që Engjellusha të njihet, e madje të pëlqehet gjithandej.
Sot, Engjellusha Salihu po e shijon famën, suksesin, por edhe paratë, e kjo falë këngëve që masa i do.
Engji e gjeti ilaçin, formulën e suksesit, tash i mbetet vetëm të punoj shumë, e gjithsesi të qëndroj në këtë linjë.



