Kush ia vuri unazën në gisht për herë të parë Edona Lllalloshit?
E mirënjohura Edona Lllalloshi karrierën muzikore e nisi në skenën e madhe të festivalit të “RTSH”-së, ku u mirëprit e u vlerësua lartë për interpretimin e saj.
Ajo shkoj për herë të parë në festival në vitin 1993 me këngën me titull “Vajtim dashurie”, këngë kjo që ishte hit i kohës, shkruan “Kosovarja”. Paraqitja e këngëtares ishte e këndshme dhe bënte diferencën, andaj edhe u komplimentua mjaftë.
Këngëtarja u kthye nga Tirana në Kosovë me një unazë dhuratë nga Festivali i Radio Televizionit Shqiptar.
https://www.youtube.com/watch?v=MHKLMuyGUrk



