Kush ishte i ndjeri Sala? ‘Varfanjaku’ që vdiq nga tahmaqarllëku
Çfarë lajmi ishte për sulmuesin Emiliano Sala, ai i 21 janarit në mbrëmje – kur u zyrtarizua si lojtar i Cardiff City.
28 vjeçari u transferua në Cardiff City nga Nantes për 15 milionë funte, pas një sezoni të shkëlqyeshëm që pati me ekipin francez.
Aeroplani, i cili po barte atë nga Franca për në shtetin e Uellsit, u zhduk diku në brigjet e Anglisë dhe pas 17 ditë kërkimi ishte gjetur bashkë me një trup, i cili fatkeqësisht është i Emiliano Sala.

Por kush ishte Emiliano Sala?
Emiliano Raul Sala Taffarel (i lindur më 31 tetor 1990) ishte një futbollist profesionist argjentinas që luante si sulmues.
Pasi nisi të luante me të rinjtë në Argjentinë, në lagjet e varfëra, ai filloi karrierën e tij profesionale në Francë me Bordeaux, duke debutuar në shkurt 2012. Pas përpjekjeve për të hyrë në ekipin e parë, ai u huazua te Orléans dhe Niort në sezonet e njëpasnjëshme. Ai gëzoi një formë të mirë në dy ekipet ku u huazua, pasi në këto dy sezone shënoi 39 gola.
Pasi fillimisht u përfshi në planet e Willy Sagnol(trajner i Bordeaux asokohe) për sezonin e ardhshëm, ai sërish pati probleme dhe u huazua tek Caen, shkruan Periskopi.
Rikthimi nga huazimi bëri që Sala të mos kishte durim më ndaj ekipit që e kishte kartonin e tij të plotë.
Në vitin 2015, ai nënshkroi për Nantes si tranferim i plotë. Në 117 paraqitje me ‘Les Canaris’, Sala shënoi 42 gola, ndërsa sezoni i fundit ishte më i miri në karrierën e tij.
Sala ishte golashënuesi i pestë më i mirë në Ligue 1, ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë dy asiste.
“Miqtë e mi në Argjentinë nuk mund ta besojnë, ata do të dyshojnë kur më shohin si golashënuesi më i mirë i Francës së bashku me Mbappe “, thoshte atëherë.
“Nuk do ta harroj kurrë nga kam ardhur. Momenti që po kaloj aktualisht është një rezultat i kësaj”, kishte thënë në atë kohë Sala.
Forma e shkëlqyeshme që pati në këtë sezon, bëri që Cardiff City të bënte një ofertë drejt tij, e cila ishte e parezitueshme për drejtuesit e Nantes.
Trajneri i Cardiff, Neil Warnock kishte shkuar personalisht në Francë për ta përcjellur sulmuesin argjentinas në një ndeshje më 5 dhjetor dhe pas kësaj, Warnock deshi medoemos transferimin e tij në Premier Ligë.
Operacioni përfundoi me sukses, pasi ekipi uellsian nënshkroi për 15 milionë euro me Sala, njëkohësisht transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.
Ai u prezantua si transferi më i shtrenjtë i Cardiff, dhe tifozët mezi po e prisnin debutimin e tij, përcjell Periskopi.

Mirëpo, para se të debutonte, ai dëshironte të bënte edhe një gjë të fundit, gjë që e vërteton modestinë e tij.
Ai mori një aeroplan privat për tu kthyer në Francë, që t’i përshëndes shokët e tij tek klubi i Nantes ku kishte kaluar katër vite. Ai moment do të kthehej një tragjedi për të, familjen dhe gjithë futbolldashësit.
Derisa sa kthehej nga Franca për në Uells, aeroplani i tij rrëzohet dhe pas 17 ditë kërkimi ai u gjet bashkë me një trup, që ishte ai i sulmuesit argjentinas.
Se modestia e tij ishte e madhe tregon edhe fakti që aeroplani privat me të cilin edhe vdiq nuk i kushtoi asgjë, pasi njëri nga bashkëlojtarët e tij i pagoi të gjitha.
Aeroplani ishte rrëzuar në brigjet e Anglisë, ndërsa tashmë e gjitha bota po ngushëllohet me vdekjen e tij.
Cardiff do ishte hap i madh për karrierën e tij dhe shpërblim për punën e vështirë të tij, qysh nga fëmijëria e varfër në Argjentinë. Por nganjëherë jeta të befason për të keq, dhe kjo i ndodhi atij – që pavarësisht gjithave do mbetet gjatë në mendjet e futbolldashësve, sidomos për modestinë e madhe të tij.
Nga e gjitha karriera e shkurtër te klubi uellsian, mbahet mend mesazhi i tifozëve të Cardiff pas zhdukjes së tij: ”Ne nuk të pamë kurrë duke luajtur dhe duke shënuar. Por, Emiliano, zogu ynë i kaltërt ne do të duam përgjithmonë”. /Periskopi/




