Kush ishte Tanja, dashnorja moldave e Zogut
Tania Visirova, kërcimtare e kabaresë “Foli Berzher” në Paris, një nga femrat më të bukura të kohës së saj, ka qenë për thuajse 3 vjet e dashura e Mbretit Zog.
Ajo erdhi në Tiranë e ftuar për të kërcyer në një teatër, por iu komunikua se do të kërcente për Mbretin Zog I.
Visirova që kishte marrë një pagesë mbresëlënëse pranoi dhe për 3 vjet mbeti në Shqiperi, duke u bërë e dashura e Mbretit Zog.
Visirova ka shkruajtur në kujtimet e saj se, Zogu nuk e detyroi kurrë që ajo të binte në shtrat me të, por ajo e bëri këtë me dëshirë.
“Ai ishte një burrë tërheqes dhe shumë xhentil”,- shkruan ajo. “Por bënte dashuri me protokoll”.
Visirova u rikthye në Paris, ku veç bizhuve dhe parave kash, mori si dhuratë nga Mbreti edhe 10 mijë metra katrorë tokë në Xhafzotaj.
Xhafzotaj është një fshat i Durrësit.
Visirova njihej si një nga femrat më të bukura të kohës. Ajo kishte lindur në Besarabi, Moldavia e sotme dhe ishte transferuar në Francë ku vdiq në fillim të viteve ‘80!





