Kush ka më shumë ndjekës në Instagram, Rita apo Dua?

Kush ka më shumë ndjekës në Instagram, Rita apo Dua?

Ato kanë arritur suksese të mëdha në karrierë dhe janë krenaria e të gjithë shqiptarëve.

Bëhet fjalë për dyshen e famshme ndërkombëtare, Dua Lipën dhe Rita Orën, të cilat po pushtojnë skenat botërore me koncerte.

or, së fundi është bërë një krahasim mes dy këngëtarëve sa i përket numrit të ndjekësve në rrjetet sociale.

Në fakt, Dua e ka kaluar Ritën për nga numri i ndjekësve në rrjetin social Instagram.

Megjithëse ka vetëm tre vjet më pak se 27-vjeçarja që është në tregun muzikor, Dua numëron mbi 13.8 milionë ndjekës gjersa Rita ka gjithsej 13.6 milionë ndjekës.

Duket se 22-vjeçarja ka ndikuar kënga “New Rules”, e cila është shikuar mbi 1.1 miliard herë në YouTube dhe në këtë formë ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave anekënd botës.

Ndryshe, Rita ka performuar në dy kryeqendrat shqiptare – Tiranë dhe Prishtinë, ku në këtë të fundit do ta shohim gjatë muajit gusht edhe Duan. /Telegrafi/

Shpërndaje në: