Kush mund të kualifikohet dhe eliminohet sonte nga Liga e Kampionëve? Të gjitha variantet dhe skenaret
Juventusi e pret Barcelonën në ndeshjen kryesore të mërkurën mbrëma (sonte) në Ligën e Kampionve. Por, fate të mëdha pritet të përcaktohen edhe në ndeshje tjera.
Kështu, Atletico Madridi luan për të ruajtur shpresat në shtëpi ndaj Romës në top formë.
Nga ana tjetër ka edhe ekipe që luftojnë për vendin e parë si Bayern Munichu, që shpreson në gabim të PSG-së.
Këto janë të gjitha variantet e skenaret që mund t’i shohim sonte mbrëma (e mërkurë):
Tashmë të kualifikuar: PSG, Bayern, City*, Besiktas*, Tottenhami*, Real Madrid. (*vendi i parë në grup).
Mund të kualifikohen sonte: Manchester United, Baseli, Roma, Chelsea, Barcelona, Juventus.
Nuk mund të përfundojnë në top dy pozitat e para: Celtic, Anderlecht, Feyenoord, Dortmund, APOEL.
Do të përfundojnë në vendin e katërt: Feyenoord, Maribor, Monaco.



