Kush po e shoqëron Dua Lipën në Kosovë?
Këngëtarja Dua Lipa arriti sot (e mërkurë) në Prishtinë.
Ajo është këtu për performancën që do ta ketë të premten në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, i cili mbahet në parkun “Gërmia”.
Dua kësaj radhe erdhi në Kosovë, e shoqëruar nga i dashuri i saj, Isaac Carew. Ata duken mjaft të lumtur dhe të dashuruar teksa shoqërohen bashkë, dhe këtë e tregon edhe buzëqeshja në fytyrat e tyre.





