Kush u martua fshehurazi tre ditë më parë? (Foto)

Kush u martua fshehurazi tre ditë më parë? (Foto)

Danielle Panabaker tashmë është një grua e martuar!

Aktorja 29-vjeçare u martua me Hayes Robbins, të shtunën më 24 qershor.

Çifti i cili u fejua në Greqi verën e kaluar, u martua në një ceremoni shumë intime me miqtë dhe familjarët e tyre më të afërt, sipas Entertainment Tonight, transmeton Klan Kosova.

“24.06.17 Dita më e lumtur e jetës sime”, ka shkruar Danielle në një fotografi mahnitëse të çiftit që ajo postoi në Instagram të hënën.

Danielle thuhet se do të kthehet në Vancouver, Kanada, javën e ardhshme për të filluar filmimin e sezonit të katërt për “The Flash”.

Shpërndaje në: