Kushtet e këqija të motit shkatërrojnë skenën, vdes Dj (Video)
Një DJ është raportuar se ka vdekur pasi një rrëmuje që u krijua në skenë gjatë festivalit në Esteio të Brazilit.
Janë rrëzuar pajisjet e skenës dhe tre persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Të pranishmit kanë filmuar momentin kur struktura prej metali u shkatërrua prej një stuhie të madhe.
Kaleb Freitas që po përformonte është dërguar me urgjencë në spital por fatkeqësisht humbi jetën.
Kanë nisur hetimet për ngjarjen që shkaktuan tragjedinë, ku organizatorët vepruan kundër paralajmërimeve për kushte të këqija të motit.
Një rast i tillë ka ndodhur në vitin 2012 në Kanada që shkaktoi vdekjen e teknikut Scott Johnson.



