Kushtetuesja pezullon dekretin e Begajt për zgjedhjet e 9 nëntorit

Kushtetuesja pezullon dekretin e Begajt për zgjedhjet e 9 nëntorit

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në bashkinë e Tiranës.

“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”.

Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankimimit të kryebashkiakut të shkarkuar Erion Veliaj, i cili kërkoi që Dekreti i Presidentit shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.

Shpërndaje në: