Kushtrim Kokalla: Kam hy në kredi 25 mijë euro për Naim Murselin
Po vazhdon seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Këtë të premte, njëri nga të akuzuarit, Kushtrim Kokalla po jep mbrojtjen e tij, gjatë së cilës ai deklaroi se për Naim Murselin ka hyrë në kredi 25 mijë euro.
Para trupit gjykues, Kokalla po ashtu deklaroi se si ishte takuar me Naim Murselin si dhe Granit Plavën.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.



