Kuvendi i Kosovës organizon homazhe dhe Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin
Të premten, më 2 janar 2026, do të mbahet ceremonia mortore për ish-kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nexhat Daci.
Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit të Kosovës, homazhet do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në 11:45 në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Më pas, nga ora 12:00 deri në 12:45, do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.



